500 dollarë për çdo pritje, portieri i Premier Ligës ndihmon Australinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 20:43

500 dollarë për çdo pritje, portieri i Premier Ligës ndihmon Australinë

I ndajnë shumë kilometra, por i bashkon mendja dhe zemra. Metju Rajan, portier i Brajtonit, nuk mund të mos mendojë çfarë po i ndodh Australisë në këto momente. 

FBL-WC-2018-AUSTRALIA-TRAINING

Toka e tij është duke u djegur dhe gardiani ka njoftuar përmes rrjeteve sociale nismën e bukur për të ndihmuar Australinë. Ai do të dhurojë 500 dollarë australianë për çdo pritje që do të bëjnë portierët e kampionatit anglez në këtë javë të Premier Ligës.

mathew-ryan-socceroos_1mxmeqanirf6e1wf67thkcwo0j

Një iniciativë mjaft e bukur nga Rajan, i cili dëshiron që të kontribuojë sa më shumë në rindërtimin e pjesëve të djegura nga zjarri masiv që ka përfshirë Australinë në ditët e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"