50% të vlerës dhe disa miliona, presidenti Bizhdili sqaron formulën e transferimit të Carë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 14:20

50% të vlerës dhe disa miliona, presidenti Bizhdili sqaron formulën e transferimit të Carë

Kavajasit kanë lëshuar nga “du art” një xhevahir të vërtetë, siç është Tedi Cara. Sulmuesi 19-vjeçar shkëlqeu te Besa duke shënuar 8 gola në pjesën e parë të sezonit, po ashtu është edhe kapiten i Kombëtares U-19. Çfarë e detyroi Besën që të lëshonte Carën në momentet kur i duhej më shumë skuadrës kavajase, në rrugën e saj drejt elitës? Meqenëse në Shqipëri zakonisht këto kalime të bujshme mbeten të mjegullta, ne iu drejtuam presidentit Nexhat Bizhdili mbi arsyet e këtij transferimi dhe çfarë fiton Besa dhe vetë futbollisti nga ky kalim te kampionët e Shqipërisë. 

Bizhdili-2

“Po, është e vërtetë që e kemi mbyllur zyrtarisht, dy ditë më parë me presidentin Demi, kalimin e sulmuesit tonë Tedi Cara te Partizani. Kushdo do pyeste, përse unë e lëshova një futbollist të tillë me plot të ardhme? E para, dua t’ju kujtoj se Nexhat Bizhdili si president në këto 12 vite që drejton Besën, asnjëherë nuk i ka prishur të ardh men asnjë lojtari. Kujtoni kalimin e Berishës e Jashanicës në Korçë, apo të Fejzullait te Partizani, apo së fundi portierin Dajsinani, portierin tjetër Puja apo Lushkjën.

Pa folur për Cikalleshin më herët. I solla këta emra për të thënë se kur një futbollist merr një ofertë më të mirë se Besa për karrierën e tij, unë kurrë s’i bëhem pengesë, edhe pse në terma financiarë mund të mos fitoj shumë. Kështu është edhe puna e Carës. S’mund ta mbaja ‘të burgosur’ thjesht për disa letra të firmosura. Partizanin e pashë si një ‘trampolinë’ ideale për Carën për të ardhmen e tij.

cara

Dihet se Partizani luan në Europë dhe shkurtohet shumë rruga e Tedi Carës në ngjitjen e tij në karrierë. Kam bindjen se brenda 2 vitesh, Cara patjetër do marrë oferta nga klube në Europë”, u shpreh presidenti i Besës për “Panorama Sport”. Duke u kthyer te termat e kontratës, Bizhdili saktëson: “Besa ka ruajtur 50% të vlerës së kartonit në çdo shitje të mundshme nesër. Po ashtu Partizani do derdhë në arkën e Besës në fund të këtij sezoni një shumë jo të vogël.

bizhdili magani

Këta janë termat e kontratës. Mendova se Tedi Cara ka arritur stadin për të vijuar karrierën në Kategorinë Superiore. Besa në Superiore sivjet, përsëri Partizani është treg më i mirë se Besa. Pastaj ikja e Carës u hap rrugë të tjerë talenteve te Besa për të ndjekur rrugën e tij. Do vijojmë të prodhojmë e menaxhojmë talente, jo më kot kam afruar në ekip disa lojtarë të rinj me të ardhme”.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"