50 ditë nga fundi i dhjetorit, presidenti Halili takime për mbylljen e borxheve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 21:44

50 ditë nga fundi i dhjetorit, presidenti Halili takime për mbylljen e borxheve

Kur duhen 50 ditë nga fundi i dhjetorit, presidenti i Tiranës, Refik Halili, është duke zhvilluar takime për të mbyllur borxhet e vjetra. 

refik halili

Te “Vila” këto ditë mësohet se kanë qenë lojtarë dhe trajnerë që kanë detyrime të prapambetura me bardheblutë. Numri një Tiranës është duke diskutuar fundin e marrëveshjeve me secilin nga ata, të cilëve u detyrohet nga e kaluara. Janë disa nga ish-lojtarët dhe trajnerët që kanë borxhe të vjetra.

Ndërkaq, klubi ka hequr sekuestron konservative edhe nga dy borxhe të vjetra që datonin prej 2013-ës dhe 2017-ës. Me interes po pritet të shihet se si do të shkojë Tirana në dhjetor te licencimet. Klubi duhet të mbyllë çdo marrëveshje dhe të mos reflektojë asnjë borxh me të tretët, sportiv ose civil, nëse dëshiron të marrë certifikatën e licencimit.

Bardheblutë nuk u kualifikuan në Europë sezonin e shkuar, por edhe nuk morën licencën për të qenë në kompeticionet europiane. Prej kohësh skuadra vuan problemet e borxheve të prapambetura. Ndërkaq, bardheblutë janë një nga pak skuadrat e vetme, të cilat janë pjesërisht private. Një pjesë të shpenzimeve mbulohet nga Bashkia e Tiranës, që ka ende 34 për qind të aksioneve të klubit bardheblu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"