5 ndeshje për 14 ditë, por ja kush është “arma” e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 21:46

5 ndeshje për 14 ditë, por ja kush është “arma” e Realit

Hulen Lopetegui mori frymë lirisht kur pa Garet Bejlin në “Valdebebas” të martën. Sulmuesi uellsian u rikthye pa asnjë problem në qendrën stërvitore të Realit dhe ai do të jetë arma e kampionëve të Europës tani që nisin javët angleze. Madrilenët i presin 5 ndeshje në harkun e 14 ditëve. Të shtunën nis me transfertën e vështirë në “San Mames” kundër Bilbaos që pasohet nga ndeshja e parë në Champions kundër Romës të mërkurën në 19.

reali

Më pas është radha e tri ndeshjeve radhazi në La Liga: Espanjol (Brenda), Sevija (Jashtë) dhe derbi kundër Atletikos në “Bernabeu” më 29 shtator. Bejl luajti në të dyja ndeshjet e Uellsit kundër Irlandës dhe Danimarkës, duke gjetur edhe rrugën e golit dhe asistit në suksesin 4-1 në derbin britanik dhe më pas e ka udhëhequr vendin e tij për herë të parë si kapiten në humbjen 2-0 në Arhus. Në total ai luajti 164 minuta, por u prezantua në Madrid më në formë se kurrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"