5 mijë euro premio për 4 pikë, shtohet entuziazmi tek Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 21:55

5 mijë euro premio për 4 pikë, shtohet entuziazmi tek Teuta

Rezultatet e arritura në javët e fundit kanë entuziazmuar drejtuesit e Teutës, që kanë akorduar 5 mijë euro për barazimin me Luftëtarin dhe fitoren me Vllazninë. Mbijetesa duket edhe më afër, pasi u barazuan me pikë me Vllazninë dhe e shkurtuan në 1 pikë diferencën me Kamzën. Kundërshtari i radhës është Flamurtari dhe për më tepër luhet në Vlorë, por objektivi nuk ndryshon.

teuta

“Djemtë e detit” po kalojnë një moment mjaft të mirë në Superiore dhe nuk i druhen asnjë kundërshtari, aq më shumë vlonjatëve. Në 5 ndeshjet e fundit, Teuta ka grumbulluar 11 pikë, me 3 fitore dhe 2 barazime, ecuria më e mirë në këtë edicion. “Receta” e Begejas ka funksionuar më së mirë dhe rezultatet duken në fushë, në dy fazat e para bregdetarët kishin shumë probleme dhe në asnjë moment nuk arritën të kishin vijimësi, siç po ndodh tani. Pasditen e së martës, durrsakët filluan me përgatitjet në terren në kuadër të takimit me Flamurtarin.

Gjendja në skuadër është mjaft e mirë, teksa trajneri Gentian Begeja, si zakonisht përpara çdo stërvitje, mbledh futbollistët në formë rrethi dhe u flet për rëndësinë e ndeshjes së radhës. Fillimisht, ai i përgëzoi për paraqitjen e tyre kundër Vllaznisë dhe u kujtoi se më e vështira sapo ka filluar, pasi kalendari sa vjen edhe vështirësohet. Lajmi i mirë për stafin teknik është rikthimi i mbrojtësit Silvestër Shkalla, i cili mungoi kundër Vllaznisë, pasi kishte plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë, por për të njëjtën arsye do të mungojnë në Vlorë mbrojtë- si i djathtë Bojan Gjeorgjievski. Drilon Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"