5 lojtarët e pezulluar te skuadra e Kategorisë së Parë, klubi merr vendimin përfundimtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 10:30

5 lojtarët e pezulluar te skuadra e Kategorisë së Parë, klubi merr vendimin përfundimtar

Sheshohen shpejt problemet te Devolli me ndërhyrjen e presidentit Eduard Duro. Lojtarët e pezulluar në analizën e humbjes me Ilirinë, kapiteni Përe, mesfushori Nallbati dhe të rinjtë Fifo, Mulla dhe Çuko i janë bashkuar dje grupit në stërvitje, ashtu siç gazeta kishte paralajmëruar në numrin e djeshëm.Devolli-Pogradeci live

Skuadra e drejtuar nga trajneri Festim Fetollari po punon për ndeshjen e së dielës me Elbasanin, ku i vetmi rezultat që bën punë, është fitorja. Kthehet në skuadër edhe mesfushori me tipare sulmuese Klejdi Rapo, i cili ka shënuar gola të çmuar për Devollin dhe ka shërbyer për shokët e sulmit.

Në ditën e katërt të stërvitjes së kësaj jave, grupi nën urdhrat e teknikut Fetollari ka qenë i plotë. Humbja me Ilirinë la një shije të hidhur dhe tashmë të gjithë presin reagimin, që nga drejtuesit e deri te tifozët, të cilët pritet të mbushin ambientet përreth stadiumit.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"