5 gola në dy ndeshje me Dortmundin, Haland hyn në histori

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2020 | 9:50

Bota Bundesliga FB LAJMI KRYESOR Të fundit

5 gola në dy ndeshje me Dortmundin, Haland hyn në histori

Erling Halandit nuk iu desh shumë për të vendosur një rekord në kampionatin gjerman. Pas tripletës në ndeshjen e tij të parë ndaj Augsburgut, ylli i ri i Dortmundit bëri dopietë ndaj Këlnit përballë tifozëve të tij. Ai hyri kështu në historinë e golashënuesve të Bundesligës si lojtari i parë që shënon 5 gola në dy ndeshjet e para. I ngritur në qiell nga tifozët dhe lojtarët e skuadrës së tij, 19-vjeçari shijoi çdo moment në “Signal Iduna Park”.haland

Pas fitores 5-1 ndaj miqve nga Këlni, Haland përshëndeti me një gëzim të madh në sytë e tij tribunën jugore të stadiumit, aty ku ultrasit verdhezinj e duartrokitën gjatë norvegjezin. “Ishte një moment i veçantë”, tha sulmuesi. Me 5 gola të shënuar në vetëm 57 minuta lojë me Borusian, Haland është i pari që arrin diçka të tillë. Ashtu si dhe ndaj Augsburgut kur ai hyri në lojë vetëm në minutën e 77-të, edhe ndaj Këlnit golat e tij erdhën pas zëvendësimit në minutën e 65-të.

Se si arrin ta bëjë një gjë të tillë, shumë pak veta mund të përgjigjen. “Në 57 minuta lojë ai ka shënuar më shumë gola se ç’kam bërë unë në të gjithë sezonin”, tha shoku i tij i skuadrës, Torgen Hazard. Të shumtë ishin ata lojtarë që shkuan t’i jepnin dorën 19- vjeçarit, megjithëse fitorja erdhi edhe për meritë të pjesës tjetër të skuadrës. “Ai nuk ka të ndalur”, tha Favre pas ndeshjes, duke i thurur elozhe sulmuesit të tij.halandiiii

NJË HERO NË NORVEGJI

Ndërkohë, në vendlindjen e tij, Norvegji, sulmuesi është njeriu i momentit. Të gjitha gazetat sportive flasin vetëm për të. “Tv2” ka arritur t’i marrë atij një deklaratë të shkurtër pas ndeshjes të së premtes. “Ndihem shumë mirë këtu në Dortmund. Më pëlqen gjithçka. Tifozët më kanë pritur mirë që nga dita e parë që kam ardhur. Të shënosh në praninë e kaq shumë njerëzve që ndodhen pas porte është diçka e veçantë”, tha 19-vjeçari.haland

I pyetur nëse e kishte menduar një paraqitje të tillë në 2 ndeshjet e para, edhe pse nuk është aktivizuar nga minuta e parë, Erling u përgjigj: “Kisha ëndërruar që të shënoja 1 gol në ndeshjen e parë, por bëra 3. Ndaj Këlnit shënova 2, këtë nuk e kisha parë as në ëndrrën më të mirë”. Në sfidën e ardhshme ndaj Unionit të Berlinit në shtëpi, lojtari pritet të luajë nga minuta e parë. Këtë e konfirmoi edhe trajneri verdhezi pas ndeshjes: “Nuk duam të humbasim kohë, Erling është gati”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com