5 “Ase” për Milanin, Gatuzo ka një burim në pankinë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 4, 2018 | 22:17

5 “Ase” për Milanin, Gatuzo ka një burim në pankinë

Në dy shfaqjet e para sezonale të Milanit, shumëkujt i ka rënë në sy se titullarët e Gatuzos, me përjashtim të Higuainit, janë ata të sezonit të kaluar. Me gjithë prurjet e merkatos, Rino ka preferuar 10 të 11-at e një viti më parë. Pak për nevojë e pak për çështje zgjedhjesh, trajneri kuqezi e ka nisur sezonin duke u kapur pas garancive si sistemi i lojës dhe futbollistët.

milan

NDRYSHIM – Preferencat e 40-vjeçarit pa dyshim janë ndikuar edhe nga vlera e rivalëve të “Djallit” në këto dy ndeshje të para me Napolin dhe Romën, që nuk jepnin asnjë shans për eksperimente. Ndryshimi i madh me sezonet e kaluara ka të bëjë më së shumti me stolin e rezervave, teksa Rino ka në organikë disa alternativa gati për t’u provuar dhe përdorur. Përveç njëmbëdhjetëshes të aktivizuar në 180 minutat e para sezonale, Gatuzo ka edhe pesë “Ase” që mezi presin të shijojnë formacionin kuqezi. Siç thotë tekniku kuqezi: “Pas pushimit me kombëtaret nis valsi i ndeshjeve çdo tri ditë”, e në këtë aspekt do të ketë vend për të gjithë, sidomos ata që vinë nga pankina.

TIEMUE STUDION – Milani do të rikthehet në fushë në fundjavën që do të paraprijë hapjen e shkollave, por për Tiemue do të jetë kohë provimesh. Testi i parë, ai i zëvendësimit të Bilias, ishte i improvizuar, nuk shkoi mirë. Këtë e pranoi lojtari dhe “profesor” Gatuzo që morri përsipër fajet e notës negative të francezit. Teksa si regjisor është “ngelës”, 24-vjeçari duket një nxënës i shkëlqyer në mesfushën me dy lojtarë. Për fatin e tij të keq, 4-2-3-1 është ende një projekt, teksa rrëmbimi i vendit Kesit duket një utopi. Megjithatë, në ndeshje e sipër, e sidomos kur të luhet çdo tri ditë, Bakajoko do të jetë xholi për mesin e fushës në mëngën e Gatuzos.

MATIA GATI – Përditësimi i formacionit të mbrojtësit si kuqezi ka përfunduar dhe balotazhi me Muzakion për ndeshjen kundër Romës është një provë konkrete. Matia Kaldara u paraqit në “Milanello” si një mbrojtës prapavije me tre lojtarë, teksa Gatuzo pret që ai të jetë pasuesi i Bonuçit në skemën me katër mbrojtës të kuqezinjve. Trajneri thotë se pret që djaloshi të jetë në kushtet optimale, teksa një ndihmë për teknikun e Milanit do të vijë edhe në këto ditë nga kombëtarja italiane, ku edhe Mançini do të japë kontributin e tij në formimin e Kaldarës si mbrojtës qendre. 4-3-3-shi “axurr” do të jetë një test i mirë për 24-vjeçarin që do të rikthehet edhe më i përgatitur për provimet me Milanin.

23SAMU KANDIDOHET – Nga “look”-u i shfaqur në ditën e prezantimit si kuqezi, në debutimin në “San Siro”, Samu Kastijeho duket të ketë bërë goxha rrugë. Mënyra sesi spanjolli u shfaq në fushë në ato pak minuta ndaj Romës dhe impakti që pati në lojën e ekipit të tij, u ka lënë mbresa të gjithëve. Zbritjet e tij ndezën stadiumin, teksa benefite mori edhe manovra e Milanit. Kishte dëshirë për të çarë botën dhe shpërthime interesante, të cilat mund të cenojnë vendet e Susos dhe Çalhanoglusë në rast se dyshja titullare ul vigjilencën. Fakti që është “bast” i Maldinit e bën akoma më interesant përfshirjen e 23-vjeçarit në mekanizmin kuqezi.

24KONTI RIKTHEHET – Numri 12 në shpinën e tij duket si një “alarm” për Gatuzon. Andre Konti mund të jetë kandidati i parë nga stoli për një fanellë titullari, por për këtë duhet pritur fundi i muajit kur mbrojtësi të nisë stërvitjet me regjim të plotë, pas dëmtimit të dyfishtë në gju. Teksa ndjek seancat e fundit rehabilituese, 24-vjeçari shpërthen vazhdimisht në “Instagram” duke shfaqur padurimin e tij për të qenë pjesë aktive e kuqezinjve. Me të, Milani rigjen një lojtar kyç, sidomos kur kalendari të jetë i stërmbushur me impenjime. Falë Kontit, Kalabria mund të marrë frymë lirisht, madje edhe të spostohet në të majtë në raste nevoje.

25DIEGO NXITON – Njëzet minuta ndaj Napolit dhe çerekore kundër Romës e kanë përshpejtuar integrimin e Diego Laksalt në lojën e “Djallit”. Tifozët e duan në fushë titullar, Gatuzo është gati të investojë të tjera minuta te uruguaiani, i cili mund të mbulojë me qasje ofensive çdo rol në korsinë e majtë. Laksalt është “asi” tjetër i Milanit, falë përvojës dhe sensit taktik që ka përvetësuar te Xhenoa në vitet e fundit mund të shndërrohet edhe në atë të Rinos.





www.minuta90.com