VIDEO/ U godit me kokë nga lojtari i Junajtid, Murinjo dëmtohet në  “Old Trafford”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 21:30

VIDEO/ U godit me kokë nga lojtari i Junajtid, Murinjo dëmtohet në  “Old Trafford”

Është duke u zhvilluar ndesha midis Junatid dhe Totenhemit në këto momente, e vlefshme për javën e 15-të në Premier Ligë.

mourinho-manchester-united-tottenham_1sa7px6dhl7a91fyeay4lg3dn5

Një ndeshje kundër së shkuarës për Murinjon, i cili rikthehet në “Old Trafford”, ku u shkarkua para një viti si kundërshtar.

Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes, me protagonist pikërisht teknikun portugez.

Gjatë një dy luftimi mes lojtarit të Totenhemit Uinks, dhe atij të Junajtid Daniel Xhejms, ku i fundit u rrëzua në tokë.

Gjatë rrëzimit të tij në anësore, lojtari i “Djajve të Kuq” goditi me kokë Murinjon, i cili pas goditjes së marrë ndjeu dhimbje tek këmba, ku u ndërhy edhe nga stafi mjekësor i Totenhemit.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"