VIDEO/ Besëlidhja mposht Kastriotin dhe i bën presion për kreun, Oriku ia del ndaj Devollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 14:59

VIDEO/ Besëlidhja mposht Kastriotin dhe i bën presion për kreun, Oriku ia del ndaj Devollit

Janë mbyllur dy sfidat e Kategorisë së Parë, ët cilat u luajtën ditën e sotme.

bandicam 2019-12-15 14-57-30-746

Në grupin A, Besëlidhja mposhti me rezultatin 1-0 Kastriotin në shtëpi, në një ndeshje e cila ishte e luftuar nga fillimi deri në fund. Deri në minutën e 62’ ndeshja ishte e barabartë nga të dyja ekipet, të cilat kishin rastet e tyre për gol, por kartoni i kuq i portierit të Kastriotit Selaci në minutën e 62’, bëri që Besëlidhja të merrte frenat e lojës në dorë. Pas disa tentativave, ishte Hajdari i cili në minutën e 82’, realizoi me kokë, duke i çuar në festë vendasit. Tashmë Besëlidhja renditet në vendin e dytë me 21 pikë, 3 pikë më pak se Kastrioti kryesues.

Në grupi B, Oriku mposhti me rezultatin 3-1 Devollin në shtëpi. Për vendasit shënuan , Kongjini në minutën e 42’, Kuci në minutën e 62’ dhe Qejavni në minutën e 67’. Ndërsa goli i Rapos në minutën e 89’, ishte thjesht për statistikë, pasi nuk mund ta evitonte humbjen e Devollit. Tashmë Oriku renditet në vendin e 5-të me 15 pikë, ndërsa Devolli renditet në vendin e 7-të me 13 pikë.

Rezultatet Live:

Grupi A:

Besëlidhja- Kastrioti 1-0

Hajdari 83′

Grupi B:

Oriku-Devolli 3-1

Kongjini 42′, Kuci 62′, Qejvani 67’/ Rapo 89′

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"