Te Vora ka entuziazëm, Bubeqi: Është ndeshje e rëndësishme, të motivuar për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 10:33

Te Vora ka entuziazëm, Bubeqi: Është ndeshje e rëndësishme, të motivuar për fitore

Erzeni sot do të ndeshet në Pezë-Helmës me Vorën. Fitorja e javës së kaluar në Shijak me Veleçikun, ku shijakasit siguruan tri pikët e para në kampionat, ka rritur mobilizimin dhe optimizmin edhe për këtë sfidë të javës së katërt.

Bubeqi

I pyetur rreth këtij takimi, tekniku kavajas i Erzenit, Dorian Bubeqi u shpreh: “Është një ndeshje mjaft e rëndësishme sepse të dy ekipet luftojnë për të marrë maksimumin e mundshëm. Erzeni është përgatitur fort gjatë kësaj jave për të marrë pikët e plota. Në skuadër nuk ka asnjë ndjenjë euforie dhe mobilizimi është i madh, sepse ndeshja luhet në transfertë. Për arsye objektive, në pikëpyetje është aktivizimi i Rejnaldo Troplinit, ndërsa Ngjela është i penalizuar edhe në ndeshjen me Vorën”. Shijakasit shpresojnë që fitorja me Koplikasit të shërbejë si pika e kthesës dhe ngjitjes në renditje. F. SHEHU

Pavarësisht pozicionit dhe mungesës së pikëve, Vora ka zhvilluar ndeshje të mira. Kalendari ka qenë kapriçoz me vorakët, që i ka përballur me ekipe të vështira. Tre duelet e para Vora i ka pasur me tre kryesueset e kampionatit. Gjithsesi, optimizmi nuk mungon në kamp.

Të dielën, vorakët do të kenë përballë Erzenin e Shijakut. Pritet të jetë një ndeshje e luftuar. Lidhur me këtë takim, qendërmbrojtësi Xhuljan Turhani u shpreh: “Do të jetë një takim mjaft i fortë, por kemi shpresë se ky takim do të nisë udhëtimin tonë drejt realizimit të objektivave. Jemi shumë optimist që ky takim do të fitohet nga ne dhe do të marrim tri pikët e para. Gjithsesi, kjo nuk është Vora që pretendojmë. Pozicioni që mban nuk është real, pasi duhet të ishim më lart. Por, në këtë ka ndikuar si kalendari që na përplasur me më të fortët e grupit, por edhe gjykimet tendencioze”. A. DUSHKU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"