Stërvitje në Durrës, Vllaznia nuk ndryshon ndaj Teutës. Shikoni formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 10:22

Stërvitje në Durrës, Vllaznia nuk ndryshon ndaj Teutës. Shikoni formacionin

Se sa seriozisht e ka Vllaznia këtë sezon e tregon grumbullimi i djeshëm në Durrës. Si rrallëherë, skuadra shkodrane i ka mbyllur përgatitjet pikërisht në qytetin ku do të luajë ndeshjen.

Brdaric Vllaznia

Dje kuqeblutë u stërvitën për afro 90 minuta në fushën e kompleksit “Tropikal” në qytetin bregdetar, e cila është shtëpia numër dy e Skënderbeut, duke qenë se bëhet fjalë për një pronë të presidentit Ardjan Takaj. Trajneri Tomas Brdariç i ka të gjithë lojtarët në dispozicion për ndeshjen ndaj Teutës, teksa në seancën e fundit konfirmoi formacionin që hodhi në fushë edhe kundër Tiranës.

Në portë si zakonisht do të luajë Zogoviç, ndërsa në mbrojtjen me 3, do të jenë Gurishta, Adili dhe Imami. Skema 3-4-3 konfirmon në mesfushë Krujën, Krymin, Markun dhe Isaevskin, ndërsa në ofensivë Da Silvën, Imerin dhe boshnjakun Dilaver në majë.

FORMACIONI VLLAZNIA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"