Shënoi kundër Luftëtarit, Dita me dedikim… special

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 10:47

Shënoi kundër Luftëtarit, Dita me dedikim… special

Në një natë të errët, në të cilën kishte rënë Skënderbeu në ndeshjen ndaj Luftëtarit, u desh klithma e Bruno Ditës për të ndriçuar atmosferën në kampin bardhekuq.Dita goli

Mesfushori i Skënderbeut, i detyruar të luajë në qendër të mbrojtjes, ka bërë një paraqitje të mirë dhe për më tepër ka finalizuar saktësisht atë 11-metërsh që ishte aq i rëndësishëm për korçarët në atë moment.

Pas golit Dita u shpreh i emocionuar për “Panorama Sport”, ndërsa bëri edhe një dedikim të veçantë. “Jam shumë i lumtur për golin, dua t’ia dedikoj mbesës sime Vivian, që është një motivim më shumë për mua. Jam i lumtur edhe për faktin se ky gol është mjaft i rëndësishëm për ekipin, pasi na dha një fitore me vlerë në një moment të vështirë. Tani e rëndësishme është që të vijojmë kështu dhe të mbajmë rezultatet pozitive edhe në vijim”, mbylli prononcimin e tij mesfushori i Skënderbeut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"