Përplasi në tokë trajnerin kundërshtar, federata gjermane jep dënim shembullor për futbollistin e Frankfurtit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 17:28

Bota Bundesliga LAJMI KRYESOR Të fundit

Përplasi në tokë trajnerin kundërshtar, federata gjermane jep dënim shembullor për futbollistin e Frankfurtit

Mbrojtësi i Aitraht Frankfurtit, David Abraham është dënuar me pezullimin e të gjitha ndeshjeve deri në 29 dhjetor të këtij viti, për shkak të një episodi në ndeshjen kundër Frajburgut.streich_190mebytsa4lb14zlta13bur70

Në minutat e fundit të ndeshjes, mbrojtësi argjentinas në tentativë për të marrë topin, shtyu trajnerin e Frajburgut, duke e rrëzuar këtë të fundit në tokë.

Ngjarje kjo e cila u diskutua shumë në Gjermani, teksa pritej edhe një dënim për lojtarin, i cili ka ardhur ditën e sotme.abraham-streich_rpdvyvuhtfz71b2flhtxbobw2

Pikërisht për periudhën që është dënuar, 33-vjeçari do të mungojë në 7 ndeshje, duke i sjellë probleme të mëdha Frankfurtit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com