Mbrojtësi i Liverpulit zbulon prapaskenën e veçantë: Para ndeshjes Klop i ktheu disa birra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 12:11

Mbrojtësi i Liverpulit zbulon prapaskenën e veçantë: Para ndeshjes Klop i ktheu disa birra

Endrju Robertson, mbrojtësi i krahut i Liverpulit, ka gëzuar për titullin e fituar në Premier Ligë nga të kuqtë. Humbja e pësuar nga Mançester Siti në “Stamfrod Bridge” ndaj Çelsit ka ndihmuar skuadrën e Klopit të sigurojë matematikisht titullin.liverpuli

Një festë e madhe për të gjithë pjesëtarët e skuadrës, por ka pasur kohë edhe për disa intervista për kanalet zyrtare të klubit. “Reds”-at kanë nisur festën për një titull të supermerituar, teksa skocezi për “BBC Sport” zbuloi edhe disa episode interesante. “Ende po përpiqemi që të bindim trajnerin të na japë dy ditë pushim.

Shpresoj që Klop të na e plotësojë kërkesën dhe ta shijojmë këtë titull, pasi festa ka nisur që tani”. Si e përjetoi Klop? “Piu disa birra përpara se të niste ndeshja, për të qetësuar trurin. Tani Jyrgen është OK, por mendoj se na duhen dy ditë pushime për të marrë veten”, përfundoi Robertson.Liverpul futbollistet

SALAH E VAN DAJK – Ndërkohë që Mohamed Salah u është besuar profileve të tij në rrjetet sociale për të shprehur disa fjalë gëzimi. “Dua të falënderoj secilin prej fansave tanë që na shikojnë nga çdo kënd i botës”, komentoi egjiptiani. Një koment edhe nga Virxhil van Dajk: “Fantastike, veçanërisht për tifozët tanë që kanë pritur kaq gjatë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"