Koronavirusi prezent në Serinë A, klubi italian konfirmon një rast pozitiv. Ankth për futbollistin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 15:51

Koronavirusi prezent në Serinë A, klubi italian konfirmon një rast pozitiv. Ankth për futbollistin e Kombëtares

Parma ka konfirmuar se një pjesëtar i stafit të skuadrës ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në një deklaratë në uebsajtin zyrtar klubi i Parmës sqaron se personi i prekur nuk është futbollist dhe është vetizoluar. Kujtojmë se pjesë e Parmës është edhe futbollisti i Kombëtares, Kastriot Dermaku, i cili ashtu si të gjithë, i është nënshtruar testeve. 

param virusi

 

“Parma raporton se në testet e fundit të kryera një anëtar stafi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Personi i nfektuar është asimptomatik, dhe është izoluar në shtëpinë e tij. Të gjithë pjesëtarët e tjerë kanë dalë negativ dhe do vazhdojnë stërvitjen pa probleme, por do jenë vazhdimisht nën kontroll”, lexohet në deklaratën e klubit të Parmës.

Pavarësisht se një person ka rezultuar pozitiv me koronavirus, kjo nuk do e vejë në pikëpyetje ndeshjen e ardhshme që Parma luan ndaj Bolonjës pasi protokolli e lejon zhvillimin e ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"