Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, zbulohet ekipi polak ku do të firmosë talenti i Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 23:23

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, zbulohet ekipi polak ku do të firmosë talenti i Kukësit

Ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe “Panorama Sport”, Valon Ethemi do të vazhdojë karrierën në Poloni me skuadrën e Zaglebie Lubin.

Ethemi

Ethemi dhe menaxheri i tij kanë dakordësi me skuadrën polake për një transferim në kampionatin elitar në Poloni.

Së fundmi kjo është konfirmuar nga mediat polake, të cilat shkruajnë se Ethemi pritet të transferohet te Zaglebie Lubin. Gjithashtu mediat në këtë vend shkruajnë se Ethemi ka mbërritur në Lubin dhe së shpejti do të firmosë kontratën me klubin polak.

Mesfushori u formua te Kukësi, tifozët dhe ambienti kuksian e konsiderojnë si një prodhim të tyrin, edhe pse lojtari ka ardhur në moshën 19-vjeçare, ku ish-drejtori i Kukësit, Naim Halili, e zbuloi si talent nga Mamurrasi.

Pak minuta më parë lojtari njoftoi edhe zyrtarisht largimin nga Kukësi, duke shprehur vlerësim dhe mirënjohje për 3 vitet e kaluara në këtë skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"