FOTOT/ Gea Braha merr propozim për martesë nga tifozi, aktori i “Portokallisë” e ironizon hapur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 11:56

FOTOT/ Gea Braha merr propozim për martesë nga tifozi, aktori i “Portokallisë” e ironizon hapur

Gjatë derbit Tirana-Partizani, nga radhët e tifozëve erdhi një moment interesant që nuk ndodh shpesh, pasi një tifoz i ka propozuar për martesë ish-gazetares së “SuperSport”, Gea Braha.gea-braha1

Vetë gazetarja e ka postuar këtë video në “Instagram”, ku një tifoz i Partizanit i ka propozuar, por ajo nuk është përgjigjur, pasi është vënë disi në siklet. “Mora një propozim për martesë në stadium, por më kapën pak pa mendje gjatë punës”, shkruan ajo poshtë videos ku shihet tifozi tek ulet në gjunjë për t’i propozuar.

Mes komentuesve të shumtë bie në sy një koment pikant i aktorit të njohur të spektaklit të humorit “Portokalli”, Ledio Lako. “Sa pretendime ke mi goc”, i shkruan ai. Komentit ironizues të aktorit i përgjigjet direkt Gea: “Po ça të bëjmë o kapo!”. Mirëpo, “lajmi i propozimit” nuk është publikuar vetëm nga mediat shqiptare, por duket se edhe mediat maqedonase, serbe apo boshnjake i kanë kushtuar hapësirën e tyre.

Ka qenë vetë reporterja, e cila në “Instastory” ka publikuar fotot e lajmeve të huaja mbi atë lajm. “Kurir” ishte media serbe, e cila ka bërë lajmin për këtë propozim. Por kush është Gea Braha? Vite më parë, Gea Braha preku botën e televizionit si velina brune e programit investigativ “Fiks Fare”, një eksperiencë që i hapi rrugën e karrierës në ekran si gazetare sporti e po së njëjtës media.

Modelja me linjat e rrumbullakosura është diplomuar në degën Financë-Bankë. Pas eksperiencës si velinë e “Fiks Fare”, qëndroi në ekran si gazetare sporti. Po si ishte kjo eksperiencë për të? “Mund ta cilësoj si një eksperiencë shumë të vlefshme. Është kënaqësi të jesh pjesë e “Digitalbit” dhe stafit të tij”, është shprehur ajo në një intervistë.gea-braha-6

Në lidhje me intervista me futbollistë, ajo shprehet: “Më vjen mirë të them se i kam miq pjesën më të madhe të tyre, duke qenë se ana profesionale më ka lidhur shpesh me ta”. Po si duhet të jetë një djalë që ta bëjë për vete? “Në përgjithësi, siç kam thënë, nuk vendos principe se si duhet të jetë një mashkull për të më bërë për vete.

Mendoj se kjo thjesht ndodh. Por pa dyshim, duhet të jetë njeri i mirë dhe i sinqertë së pari”. Sa u përket tundimeve, ajo shprehet: “Më tundon gjithçka që zgjon ambicien apo interesin tim. Frika që të shtohet brenda vetes me kalimin e viteve?

Frika më e madhe është humbja e gjërave më të dashura, apo personave më të shtrenjtë”. E që një ditë të jetë një personazh televiziv i mirëpaguar, ajo e ka strategjinë e saj. “Nëse do të kishte një recetë, besoj të gjithë sot do të ishin lehtësisht të realizuar e të përmbushur nga kjo pjesë. Unë them se kjo lidhet me këmbënguljen dhe ambicien që çdo njeri ka për të arritur diku e sa fort punon për të. Për mendimin tim, suksesi vjen ndër vite, fama apo edhe paraja.

Nëse e bën diçka me pasion dhe krijon një stil tëndin unik, rruga drejt kësaj është edhe më e lehtë, kam përshtypjen”, përfundon Gea, e cila moderonte “Bar Skedina”. Këtë video e ka nxjerrë nga arkiva e “SuperSport” dhe është bërë virale meqë e kanë marrë mediat serbe.gea-braha-5

Mes komentuesve të shumtë bie në sy një koment pikant i aktorit të njohur të spektaklit të humorit “Portokalli”, Ledio Lako. “Sa pretendime ke mi goc”, i shkruan ai. Komentit ironizues të aktorit i përgjigjet direkt Gea: “Po ça të bëjmë o kapo!”. Mirëpo, “lajmi i propozimit” nuk është publikuar vetëm nga mediat shqiptare, por duket se edhe ato maqedonase, serbe apo boshnjake i kanë kushtuar hapësirën e tyre.

Ka qenë vetë reporterja, e cila në “Instastory” ka publikuar fotot e lajmeve të huaja mbi atë lajm. “Kurir” ishte media serbe, e cila ka bërë lajmin për këtë propozim. Por kush është Gea Braha? Vite më parë, Gea Braha preku botën e televizionit si velina brune e programit investigativ “Fiks Fare”, një eksperiencë që i hapi rrugën e karrierës në ekran si gazetare sporti e po së njëjtës media.

Modelja me linjat e rrumbullakosura është diplomuar në degën Financë-Bankë. Pas eksperiencës si velinë e “Fiks Fare”, qëndroi në ekran si gazetare sporti. Po si ishte kjo eksperiencë për të? “Mund ta cilësoj si një eksperiencë shumë të vlefshme. Është kënaqësi të jesh pjesë e “Digitalbit” dhe stafit të tij”, është shprehur ajo në një intervistë.gea braha

Në lidhje me intervista me futbollistë, ajo shprehet: “Më vjen mirë të them se i kam miq pjesën më të madhe të tyre, duke qenë se ana profesionale më ka lidhur shpesh me ta”. Po si duhet të jetë një djalë që ta bëjë për vete? “Në përgjithësi, siç kam thënë, nuk vendos principe se si duhet të jetë një mashkull për të më bërë për vete.

Mendoj se kjo thjesht ndodh. Por pa dyshim, duhet të jetë njeri i mirë dhe i sinqertë së pari”. Sa u përket tundimeve, ajo shprehet: “Më tundon gjithçka që zgjon ambicien apo interesin tim. Frika që të shtohet brenda vetes me kalimin e viteve?.

PANORAMAPLUS.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"