FORMACIONET E MUNDSHME/ Flamurtari pritet ekip sulmues, Partizani me dilema për skemën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 12:28

FORMACIONET E MUNDSHME/ Flamurtari pritet ekip sulmues, Partizani me dilema për skemën

FLAMURTARI – Trajneri Luan Birçe, në dilema për formacionin që do të hedhë sot në fushën e lojës.

Ai do të vendosë vetëm përpara takimit për lojtarët, kjo për shkak të disa dilemave që ka pasur edhe gjatë seancës së fundit. Vlonjatët do të kenë dy mungesa të sigurta, Fjoralb Deliaj dhe Ansi Nika, për shkak të dëmtimeve. Ndërkaq, lajm i mirë është rikthimi i grekut Sarris, që me shumë mundësi do të jetë që nga minuta e parë. Dilema ka edhe për Sukajn nëse do të jetë apo jo si titullar, por gjasat janë që po.

1

I gatshëm është edhe Rrapaj, i cili dje erdhi nga grumbullimi me Kombëtaren U-19. Ekipi e zhvilloi seancën e fundit stërvitore për ndeshjen me Partizanin gjatë paradites së djeshme.

PARTIZANI – Partizani ka udhëtuar mbrëmë drejt Vlorës me mungesa, pasi dihet që Solomon, Kote dhe Ekuab janë të dëmtuar.

Por edhe trajneri Lerda ka shkuar me dy plane për këtë takim, kështu që vetëm para ndeshjes trajneri italian do të vendosë se me çfarë rreshtimi do të zbresë Partizani në fushë. Në dy javët e fundit e ka nisur me skemën 3-5-2, që më shumë ka qenë 5-3-2 dhe gjasat janë që edhe sot ta nisë me këtë modul.

2

Por pjesa e dytë e ndeshjes me Luftëtarin, ku u luajt me rreshtimin 4-3-3, ishte më efektive. Me shumë mundësi, edhe sot Lerda do ta nisë duke qenë i kujdesshëm në prapavijë dhe në pjesën e dytë do të shtojë forcat sulmuese për goditjen finale të kundërshtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"