Federata nuk ka të ardhura, boksierët detyrohen të mos marrin pjesë në Lojërat Olimpike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2020 | 18:08

Federata nuk ka të ardhura, boksierët detyrohen të mos marrin pjesë në Lojërat Olimpike

Boksierët kosovarë rrezikojnë të mos marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, kjo për shkak të kostos të madhe.auto_21578154330

Nëpërmjet një statusi, Federata e Boksit të Kosovës, ka njoftuar se nuk ka të ardhura për të përballuar shpenzimet e plota, dhe për këtë arsye rrezikohet pjesëmarrja e boksierëve kosovarë.

Gjithashtu federata kërkon edhe ndihmën e shtetit kosovar, duke shpresuar se do të ndihmojë boksierët me të ardhura.

Njoftimi i plotë nga Federata:

Një problem i ri për boksierët e Kosovës për Kualifikime për Tokio 2020 në Londër, është i shtrenjtë dhe aplikimet janë shumë të ndërlikuara. Kostoja e pjesëmarrjes për një boksier është mbi 3000.00 € ,dhe për skuadrën tonë për pjesëmarrje në kampe ndërkombëtare dhe përgatitje duhet të ndajmë rreth 15000.00 € Duke pasur parasysh se llogaria e FboxK është 00.00 € , gjithashtu klubet nuk janë në gjendje asgjë më të mirë, ne besojmë se Londrën do të shohë vetëm ata që janë në gjendje të paguajnë kostot e tyre.

Por shpresojmë dhe besojmë se Komiteti Olimpik i Kosovës ( KOK) , Ministria e Sportit ( MKRS),dhe ndonjë donator do të ndihmojë dhe përkrah boksierët tanë, qe të garojnë me 14-24 Mars në Londër për të arritur normën Olimpike dhe të jenë pjesëmarrës në L.O.Tokio 2020.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"