48 orë nga rifillimi i kampionatit, Trashi më i uritur se kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 15:24

48 orë nga rifillimi i kampionatit, Trashi më i uritur se kurrë

Minifaza përgatitore e zhvilluar në Antalia pritet që t’u shërbejë shumë kampionëve në fuqi për pjesën e dytë të sezonit. Ndonëse u mundën në dy ndeshjet miqësore të luajtura në Turqi, për kampionët në fuqi minifaza ka shkuar mirë dhe janë të kënaqur që gjithçka ka shkuar mirë.

partizani

Të kuqtë ndihen të karikuar dhe tani fokusi është përqendruar te pjesa e dytë e sezonit, i cili nis të martën në Korçë ndaj Skënderbeut.

I këtij mendimi është edhe mbrojti i Partizanit, Lorenc Trashi, i cili mesazhin e tij për rivalët e përcjell me një postim në rrjetet sociale. “Të kënaqur që gjithçka shkoi mirë gjatë periudhës përgatitore. Kthehemi më të fokusuar”.

Lorenc Trashi

Ky është mesazhi që përcjell Trashi pas kthimit të Partizanit nga minifaza përgatitore në Turqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"