48 orë grumbullim para Tiranës, Bylisi është në ankth për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 16:32

48 orë grumbullim para Tiranës, Bylisi është në ankth për…

Bylisi tashmë mendon për ndeshjen e radhës, atë me Tiranën të cilën do ta zhvillojë në Ballsh, të mërkurën në orën 13:00. Nga dje ka nisur grumbullimi për mallakastriotët, të cilët janë duke e vlerësuar në maksimum ndeshjen e radhës. Bylisi kthehet në shtëpi pas dy transfertave me Laçin dhe Luftëtarin, takime ku në secilën prej tyre, skuadra e trajnerit Dovedan ka marrë nga një pikë.

pEPOSHI BYLIS

Ballshiotët tashmë duan “kokën” e Tiranës dhe synimi i Bylisit është marrja e pikëve të plota në këtë takim, në mënyrë që skuadra të mos humbasë pozita në tabelën e renditjes. Aktualisht, mallakastriotët kanë 13 pikë, ndërsa kalendari tashmë u ka rezervuar dy sfida shtëpie mjaft delikate. Në mesjavë me Tiranën dhe në fundjavë, ditën e diel në orën 13:00, me Teutën në Ballsh. Takime të cilat skuadra ka nisur që t’i përgatisë.

SITUATA

Ballshiotët kanë dalë në stërvitje dje, ndërsa bie në sy stërvitja me skuadrën e Goxhajt, por edhe Bicajt dhe Guindos. Bicaj rikthehet pas pezullimit të sfidës së dy javëve më parë me Laçin në Laç. Ndërkohë që Goxhaj e Guindo kanë marrë dëmtime në kokë në Gjirokastër dhe me shumë gjasa do të jenë në sfidën e shtëpisë ndaj Tiranës, pasi edhe ekzaminimet që kanë bërë në fundjavë kanë rezultuar pozitive dhe të dy titullarët duket se nuk rrezikojnë.

eltun turabov

Por, duket se më problematike paraqitet situata me azerbajxhanasin Turabov që ka ende shqetësime, ndonëse gjendja e tij u pa edhe në testin me Albpetrolin. Lojtari 21-vjeçar ende nuk është rikuperuar plotësisht, por për të do të vendoset vetëm ditën e sotme, nëse do të jetë ose jo ndaj Tiranës.

ATMOSFERA

Ecuria e Bylisit ka bërë që edhe interesimi të rritet dukshëm. Investimet në skuadrën e futbollit dhe në infrastrukturë, duket se kanë rritur entuziazmin edhe te dashamirësit e skuadrës. Tifozët do të jenë në një numër të konsiderueshëm në ndeshjen me Tiranën, ndërsa ato që bien në sy janë edhe masat mjaft të mira që ka marrë klubi ballshiot në sfidat e shtëpisë. Edhe për ndeshjen me Tiranën pritet të merren të gjitha masat.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"