46 milionë euro fitim i pastër, Milanin e nderojnë 2 sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 23:30

46 milionë euro fitim i pastër, Milanin e nderojnë 2 sulmuesit

Kualifikimi i Sevijës në Ligën e Kampioneve për edicionin e ardhshëm përbën një lajm të mirë edhe për Milanin që në atë ekip ka huazuar me të drejtë shitjeje Hezus Suson.calabria.milan.spalle.festa.gruppo.kessie.suso.piatek.2018.19.690x400

Tashmë blerja e spanjollit bëhet automatike e kuqezinjtë duhet të arkëtojnë 24 milionë euro. Kësaj shume do t’i shtohen edhe 22 milionë euro të tjera që Uolverhemptoni do të derdhë në arkat e italianëve, sepse e tillë ishte marrëveshja e shitjes së Patrik Kutrones.

46 milionë euro fitim i pastër për dyshen, teksa nga Herta e Berlinit do të vijnë 27 milionë eurot e mbylljes së akordit për Kristof Piontekun, i cili u transferua në skuadrën e kryeqytetit gjerman gjatë merkatos së janarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"