444 milionë për katër transferime, ja kush është mbreti i merkatos
Horge Mendesh ka qenë gjithmonë faktor në merkato me anë të lojtarëve që ka në menaxhim dhe këtë e ka treguar edhe me transferimin e Enzo Fernandezit në Londër, që vendosi një tjetër nga rekordet me të cilat është mësuar agjenti.
I pari në listë ka qenë Kristiano Ronaldo, që u transferua te Mançester Junajtidi dhe më pas në Madrid, me Realin që pagoi 96 milionë euro, më i shtrenjti deri në atë moment.
Pas tij në Madrid, tek Atletiko u transferua Zhoao Feliks për 127 milionë, po ashtu blerja më e shtrenjtë e klubit. Vetëm para pak muajsh Liverpuli pagoi 100 milionë euro (75 milionë fikse + 25 milionë për golat) për Darvin Nunjezin, tjetër lojtar të tij, duke e çuar në 444 milionë euro për katër transferime, shumën që ka kaluar nëpërmjet negociatave të agjentit.
PANORAMASPORT.AL
