41 pikë në pjesën e dytë të sezonit, Pioli frenon entuziazmin: E mbyllëm 12 pikë pas Lacios, duhet të përmirësohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 9:06

41 pikë në pjesën e dytë të sezonit, Pioli frenon entuziazmin: E mbyllëm 12 pikë pas Lacios, duhet të përmirësohemi

Megjithëse zhvilloi pjesën e mbetur të sezonit pas rifilimit të kampionatit në mënyrë fantastike, trajneri i Milani Stefano Pioli mendon se defiçitet e skuadrës kuqezi.
Pioli Milan
Pas fitores së pastër ndaj Kaljarit 3-0, tekniku i “Djallit” vuri theksin te diferenca prej 12 pikësh me Lacion e vendit të katërt, e cila siguroi pas 12 vitesh pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

“Ishte e drejtë që ta mbyllnim sezonin me fitore pasi kemi bërë sforcime të mëdha gjatë kësaj periudhe. Të grumbullosh 41 pikë në pjesën e dytë të sezonit, do të thotë se kemi arritur nivele të larta. Por, duke parë se do të nisim sezonin e ri duhet të mendojmë për faktin se e mbyllëm kampionatin 12 pikë poshtë Lacios dhe në këtë aspekt duhet të përmirësohemi”, deklaroi Pioli, i cili ka arritur të rinovojë kontratën me “Djallin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"