Lacio gjen zëvendësuesin e De Vraj, firmos ish-mbrojtësi i Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 22:30

Lacio gjen zëvendësuesin e De Vraj, firmos ish-mbrojtësi i Milanit

Lacio ka prezantuar ditën e sotme pasardhësin e Stefan De Vraj të larguar drejt Interit. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Milanit, Françesko Acerbi.

Acerbi-Milan

Ai ka kaluar me sukses vizitat mjekësore te klubi kryeqytetas dhe do të lerë Sasuolon për Lacion. 30-vjeçari ishte një nga preferencat e trajnerit Simone Inzagi, i cili këmbënguli shumë për të sjellë mbrojtësin në Romë, ku ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.

acerbi

Acerbi ishte pjesë e Sasuolos prej sezonit 2013, ndërsa në të kaluarën ka veshur fanellën e Kievos, Xhenovës, Milanit, Rexhinës, Spezias, Renatës dhe Pavias.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"