400 mijë euro për cigare, Sarri sherr me De Laurentis

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 25, 2018 | 15:32

400 mijë euro për cigare, Sarri sherr me De Laurentis

Trajneri i Çelsit, Mauricio Sarri, ka folur përpara ndeshjes me Njukasëllin ku do të ndeshet ditën e diel. Italiani nuk ka harruar të sulmojë edhe ish-presidentin e tij te Napoli, Stefano De Laurentis. “Ndeshja ndaj Njukasëllit do të jetë e vështirë, ata janë një skuadër e organizuar mirë dhe të luash në fushën e tyre do të na duhet të japim shumë nga vetja”, u shpreh trajneri që më pas bën edhe një krahasim me kampionatin italian.

Sarri

“Në Itali skuadrat luajnë shumë të kujdesshme dhe mendojnë gjithmonë të mbrohen. Nëse ndeshja shkon 2-0 në favor të një skuadre, atëherë sfida mund të quhet e përfunduar. Kurse këtu është ndryshe, kjo u pa edhe në ndeshjen ndaj Arsenalit. Futbolli në Angli është një festë. Tifozët i japin shumë atmosferë eventit dhe gjatë gjithë javës flitet vetëm për futboll”. Ndërkohë, ai u është përgjigjur kështu fjalëve të presidentit të Napolit, Stefano De Laurentis, i cili deklaroi për mediat franceze se ish-trajnerit Sarri nuk i kishte munguar asgjë në kohën kur ishte te Napoli. “Nuk kam çfarë të them, nuk më mungon asgjë nga koha kur kam qenë në Napoli, as De Laurentis”, u shpreh Sarri.

sarri de laurentis

1 CIGARE ÇDO 12 MINUTA

“Sportmediaset” ka publikuar një fakt interesant në lidhje me konsumimin e cigareve nga trajneri italian. Sarri konsumon rreth 80 cigare në ditë, me një konsum që shkon në 29 mijë në vit. Çdo 12 minuta toskani është duke tymosur. Pra, nëse do të llogaritej se sa para ka harxhuar ai në jetën e tij për të blerë duhan, shpenzimet shkojnë në 400 mijë euro. Kjo e barabartë me pagën 2-javore të Eden Hazard.






www.minuta90.com