40 vjet nga suksesi i fundit ndaj Francës, Vitsel: Kante ka 36 këmbë, mirë që s’luan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2021 | 11:25

40 vjet nga suksesi i fundit ndaj Francës, Vitsel: Kante ka 36 këmbë, mirë që s’luan

Belgjika dhe Franca do të përballen nesër në Torino për gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kombeve. Kombëtarja belge ngjall kujtime të ëmbla për të gjithë italianët, me suksesin e skuadrës së Roberto Mançinit në çerekfinalet e “Euro 2020”, para dy fitoreve me penallti kundër Spanjës dhe Anglisë.

1633433560_830938_1633433661_noticia_normal_recorte1

Pas asaj disfate, djemtë e Martinezit fituan vetëm: 5-2 kundër Estonisë, 3-0 kundër Republikës Çeke dhe 1-0 kundër Bjellorusisë, në tri ndeshje të vlefshme për kualifikimin në “Katar 2022”. Ajo e Deshmapit është një Francë që nuk e nisi shumë mirë këtë sezon pas eliminimit befasues nga Kampionati Europian kundër Zvicrës. Në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës pati dy barazime (1-1 kundër Bosnjës dhe Ukrainës) dhe fitore në shtëpi kundër Finlandës.

PRECEDENTË – Dy ekipet kombëtare takohen përsëri pas gjysmëfinales së Kupës së Botës 2018, me Francën që fiton 1-0 falë golit të Umtiti në pjesën e dytë. Një sukses që orientoi “Gjelat” drejt fitimit të titullit në finalen kundër Kroacisë. Përpara asaj ndeshjeje, përballja e fundit zyrtare mes dy skuadrave ishte finalja e vendit të tretë/të katërt të Kupës së Botës ’86, me fitoren e Francës pas penalltive.

Por, miqësore të shuma janë luajtur mes dy ekipeve kombëtare edhe në fillim të viteve 1900. Gjithsej janë zhvilluar 74 ndeshje mes dy ekipeve: bilanci është 30 fitore për Belgjikën, 25 për Francën dhe 19 barazime. “Djajtë e Kuq” nuk kanë fituar një ndeshje zyrtare kundër francezëve që nga kualifikimi në Kupën e Botës së 82-shit: 2-0 në shtëpi më 9 shtator 1981.

FJALA E VITSELIT – Për Aksel Vitselin, pritshmëritë për gjysmëfinalen e nesërme janë të larta, siç janë edhe ambiciet e Belgjikës për të shkuar në finale e për të ngritur një trofe që i mungon një brezi të artë.

“Do të jetë një ndeshje e madhe, ndryshe nga gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018. Secili prej nesh nuk mendon më për atë ndeshje. Qëllimi është të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer kundër një ekipi të madh për t’u kualifikuar në finalen të dielën. Hakmarrje? Jo, ajo e së enjtes është një ndeshje e Ligës së Kombeve ku katër skuadra të forta janë në lojë.

Nga kush kam frikë te Franca? Benzema për momentin është në një nivel shumë të lartë, por ka të tjerë nga lojtarë të mëdhenj si Mbape dhe Grizman. Megjithatë, për ne është mirë që nuk kanë Kante, ai djalë ka gjashtë mushkëri dhe tridhjetë e gjashtë këmbë. Plus, të mos e harrojmë Pogbanë”, deklaroi Vitsel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"