40 muaj pa humbje ndaj Pogradecit, Bylis ka edhe statistikat në favor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 9:37

40 muaj pa humbje ndaj Pogradecit, Bylis ka edhe statistikat në favor

Bylisi do “marshimin”. Pasi mposhti Apoloninë, ballshiotët kërkojnë fitore edhe ndaj Pogradecit. Kundërshtari, që sapo la Tirana, tashmë do të vijë në Ballsh.

bylis

Me grup të plotë dhe synime të qarta, të besuarit e Sadedinit, nuk duan që të ndalin hapin. Dhe përballë liqenorëve, statistikat i kanë në “krahë”, pasi e fundit herë që kanë humbur përkon me nëntorin e 2014-ës. Maksimumi që kanë marrë kundërshtarët është një barazim në fazën e parë.

Kur kanë mbetur edhe 7 “finale”, mallakastriotët pretendojnë maksimumin e mundshëm dhe rrjedhimisht rokadën me kryesuesit kur të vijnë ndeshjet direkte. Por sigurisht që gjatë kësaj kohe do “luten” për ndonjë ndalesë të bardhebluve.

Bylisi kthehet në “Adush Muça” këtë javë, pasi hodhi pas krahëve edhe dopiosfidën me Apoloninë. Klubi u bën thirrje tifozëve që të mos mungojnë në stadium, pasi me ta në krahë, sigurisht që gara për t’u ngjitur në elitë do të bëhej më e lehtë.

Bylis

Formacioni tashmë është “vulosur” dhe nga sa është provuar edhe dje, kur u zhvillua edhe seanca e fundit, porta do i besohet sërish Xhorxheviçit, ndërsa mbrojtja i mbetet katërshes Buzi-Shoshi-Bella-Ntepe. Në mesfushë janë Çukuka, Kolgegaj, Zisi e Murataj, ndërsa në sulm Granado me Mamuhtaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"