40 milionë euro për shtatë sezone, Milani pa vazhdimësi edhe në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 10:05

40 milionë euro për shtatë sezone, Milani pa vazhdimësi edhe në stol

Shtatë sezone dhe dhjetë trajnerë, por pavarësisht shpenzimeve, Milani nuk ka mundur të gjejë rezultatet e aq më pak vazhdimësinë.

stefano pioli

Nga 2013-‘14 e deri më sot, që nga Masimiliano Alegri e deri te më i fundit Pioli, trajnerët kanë rënduar për 18.4 milionë euro në arkat e “Djallit”. Shuma në fakt nuk përfshin taksat, së bashku me të cilat rezulton që kuqezinjtë të kenë shpenzuar 40 milionë euro në shtatë vitet e fundit për sa u përket trajnerëve.

Më i shtrenjti ka qenë Alegri, i cili i dhuroi Milanit edhe titullin e fundit kampion. Sedorf me 2.5 milionë euro rrogë në sezon (po aq sa Alegri) nuk solli asgjë, ndërsa te më të paguarit figuron edhe Vinçenco Montela.

Paga e trajnerit

2 milionë euro për teknikun aktual të Fiorentinës, i cili i ka dhënë Milanit trofeun e fundit, Superkupën e Italisë, të fituar në Doha ndaj Juventusit. Gatuzo, Mihajloviç, Xhampaolo e Inzagi dështuan në rikthimin e ekipit në Champions, një synim që s’i kërkohej dot Kristian Brokit, ndër më pak të paguarit e Milanit për sa i përket rolit të trajnerit në shtatë vitet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"