40 milionë euro për kroatin, por Spaleti nuk e lë të largohet nga Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2018 | 22:29

40 milionë euro për kroatin, por Spaleti nuk e lë të largohet nga Interi

Në Kroaci, mediat vendëse shkruajnë se Totenhemi i ka ofruar 40 milionë euro Interit për Marselo Brozoviç, por zikaltrit kanë refuzuar. Nënkampioni i botës ka një klauzolë 50 milionë euro në kontratën e tij dhe milanezët nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë të largohet për një shifër më të ulët. Përveç “Spurs”-ave, edhe Arsenali ka qenë i interesuar më parë për shërbimet e mesfushorit kroat, por trajneri Luçiano Spaleti ka refuzuar ta shesë lojtarin.

perisic-brozovic-inter

25-vjeçari u transferua tek Interi nga Dinamo e Zagrebit në vitin 2015 dhe është kthyer në një element kyç për zikaltrit. Sezonin e kaluar, ai realizoi 4 gola, duke dhënë edhe shumë asiste. Falë trajnerit lojtari u kthye nga i urryer, në shumë të dashur për publikun e “San Siros”.

Spaleti i gjeti atij pozicionin ideal në mesin e fushës dhe lojtari arriti të adoptohej menjëherë në mekanizmat e skuadrës që në fund të kampionatit u rendit në vendin e katërt, duke fituar të drejtën për të luajtur në grupet e Champions-it sivjet. Brozoviç është një lojtar që konsiderohet i rëndësishëm për objektivat e sezonit të ri të klubit zikaltër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"