FOTOLAJM/ Spali mposhti Atalantën në shtëpi, Papu Gomez i shkruan Berishës: Ju jeni pjesë e historisë sonë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 0:36

FOTOLAJM/ Spali mposhti Atalantën në shtëpi, Papu Gomez i shkruan Berishës: Ju jeni pjesë e historisë sonë…

Spali mposhti Atalantën ditën e djeshme me rezultatin 1-2, ku protagonist në këtë ndeshje ishte dhe Etrit Berisha, i cili ndali disa goditje te bergamaskëve.atalanta-spal

Një ndeshje “ishi” kjo për portierin kuqezi, i cili mbajti për dy sezone veshur fanellën zikaltër.

Berisha gjithashtu ditën e djeshme ka marrë edhe një dhuratë shumë të veçantë nga një fëmijë, të cilën nuk ka nguruar ta shpërndajë edhe në rrjetet sociale.

Aty ishte një vizatim i thjeshtë me bluzën e Spal dhe Atalanta, të cilën portieri e ka marrë një një tifoze e vogël.
BERISHA

Gardiani kuqezi ka zgjedhur këtë foto për të falënderuar të gjithë tifozët e Atalantës, të cilët i bënë një pritje të ngrohtë atij. Një koment të veçantë Berisha ka marrë edhe nga Papu Gomez, i cili i ka shkruar: “Ju jeni pjesë e historisë sonë mik”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"