4 skuadra në Superkupën e Spanjës, shorti cakton çiftet gjysmëfinaliste. Miliona euro për ekipet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 17:53

4 skuadra në Superkupën e Spanjës, shorti cakton çiftet gjysmëfinaliste. Miliona euro për ekipet

Është hedhur ditën e sotme, shorti për Superkupën e Spanjës, që do të mbahet në janar të vitit 2020.

Superkupa-600x360

Superkupa këtë edicion përmban risi, pasi është me 4 ekipe, dhe jo me 2 në një finale të vetme, siç ndodh zakonisht. Shorti i hedhur në Arabinë Saudite, ku edhe do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe finale me 8, 9 dhe 12 janar, ka vënë përballë Barçën me Atletikon, si dhe Valencian me Real Madridin. Gjysmëfinalet do të jenë vetëm me nga një ndeshje.

Reali i Madridit dhe Valencia do të përballen mes tyre në 8 janar, ndërsa Barcelona do të përballet me Atletikon e Madridit më 9 janar.

Kështu, në gjysmëfinale është shmangur një “El Classico” i mundshëm, dhe vetëm në finale mund ta shohim.

Ky ndryshim i formatit por edhe i vendit ku do zhvillohet Superkupa, bëhet në thelb për çështje financiare, pasi edhe shpërblimet janë të mëdha. Gjysmëfinalistët do të fitojnë nga 800 mijë euro, finalisti 1.4 milionë dhe fituesi 2 milionë euro

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"