4 ndeshje në 9 ditë, masakrohet fusha e “Selman Stërmasit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2018 | 19:58

4 ndeshje në 9 ditë, masakrohet fusha e “Selman Stërmasit”

Tirana dhe Partizani gjetën një akord mes tyre për zhvillimin e ndeshjeve të të kuqve në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ky akord bëri që në disa javë të edicionit, mes dy skuadrave të kishte javë “përplasjeje” për ndeshjet si pritëse.

Selman Stermasi

Nisur nga kalendari i Kategorisë së Parë dhe atij të Superiores, dy skuadrat kryeqytetase duhet të rakordojnë datat e ndeshjeve në FSHF. Mirëpo, mbi të gjitha, është fusha e stadiumit “Selman Stërmasi” që pëson rëndesën me ndeshjet e shumta në një kohë të shkurtër.

AXHENDA

Për ndeshjen e kësaj jave, respektivisht Tirana dhe Partizani janë si pritëse ndaj Tomorit dhe ndaj Laçit. Kjo bën që të ketë një rakordim në mënyrë të tillë që bardheblutë të luajnë të premten dhe të kuqtë të luajnë të dielën. Kjo është një ide fillestare mes palëve, e cila kërkon azhornim zyrtar nga FSHF.

axhenda

E gjithë kjo bëhet për faktin se sfidat e kësaj jave duhet të luhen brenda të dielës, duke qenë se në mesjavë do të luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

KAOSI

Dy skuadrat kryeqytetase duhet të bëjnë llogaritë mirë se ndeshjet e radhës do t’i luajnë në një fushë të rënduar. Periudha e dimrit kërkon kohë më të gjatë rigjeneruese të barit, por Tirana dhe Partizani do të zhvillojnë katër ndeshje brenda harkut nga data 9 shkurt deri më 18 të këtij muaji.

Selman stermasi

Duke marrë të mirëqenë që axhenda e fundjavës do të ketë një ndeshje të premten dhe një të dielën, pas këtyre dy takimeve, do të jetë Partizani që do të presë të mërkurën e datës 14 shkurt Flamurtarin në ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

selman stermasi

Nuk mbaron me kaq, pasi fundjava tjetër, mundësisht të dielën e datës 18 shkurt, të kuqtë do të presin Kukësin. Për tapetin e barit të impiantit, një kaos i tillë ndeshjesh dhe një ngjeshje e tillë e dëmton shumë rëndë investimin e kryer në stadium dhe do të kërkojë kohë disa herë më të gjatë për rigjenerimin e barit që tapeti të ketë cilësi maksimale.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"