4 mijë euro për 2 minuta, Milani gjobitet nga Komisioni i Disiplinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 10:36

4 mijë euro për 2 minuta, Milani gjobitet nga Komisioni i Disiplinës

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Italiane të Futbollit ka vendosur të gjobisë klubin e Milanit me 4 mijë euro. Shkaku i këtij sanksioni janë dy minuta vonesë, me të cilat kuqezinjtë janë paraqitur në fushë për fillimin e pjesës së dytë të takimit kundër Atalantës, i zhvilluar të dielën në stadiumin “San Siro”.

process

Humbja e kohës nuk është anashkaluar në raportin e vëzhguesit të takimit, me komisionin që ka vendosur të gjobisë Milanin me shumën e sipërpërmendur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"