4 gola për 32 minuta, Haland “habit” me përgjigjen pas shpërthimit në pjesën e dytë kundër Herta Berlinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 18:19

4 gola për 32 minuta, Haland “habit” me përgjigjen pas shpërthimit në pjesën e dytë kundër Herta Berlinit

Sulmuesi i Borusia Dortmundit Erling Haland shpjegoi me batutë arsyen se si arriti të shënonte dje ndaj Hertës së Berlinit 4 gola brenda 32 minutave.

ZyZ3PTEwNjAmaGFzaD1iMDI1NTEwYzRiZGI2ZjE5Zjg5MzMwMDBhNzI4NWFlMQ==.thumb

Pas ndeshjes, norvegjezi tregoi se kishte konsumuar në pushimin e sfidës një pije energjike “Red Bull” duke shtuar sloganin e famshëm se pastaj “u bë me krahë”.

“ Për të qenë i sinqertë, në pushim piva një pije energjike ‘Red Bull’. Kjo më bëri me krahë”, u përgjigj Haland pas fitores 2-5 ndaj Hertës së Berlinit.

Ai vazhdon të konfirmojë veten si një nga sulmuesit më të mirë të momentit duke rritur shpresat se do të jetë ndoshta futbollisti më i mirë në të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"