ZYRTARE/ Sampdoria prezanton trajnerin e ri, italianët ia besojnë stolin ish-teknikut të Interit dhe Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 17:03

ZYRTARE/ Sampdoria prezanton trajnerin e ri, italianët ia besojnë stolin ish-teknikut të Interit dhe Romës

Sampdoria ka zgjedhur trajnerin e ri, që do të drejtojë skuadrën për pjesën tjetër të sezonit. Klubi xhenovez shkarkoi nga drejtimi i skuadrës, Eusebio Di Françeskon, për shkak të rezultateve të dobëta të këtij të fundit.di francesko

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Sampdoria ka njoftuar se trajneri i ardhshëm i skuadrës do të jetë Kaludio Ranieri. Tekniku italian në sezonin e fundit zëvendësoi pikërisht Di Françeskon te Roma, të cilët i drejtoi në 12 ndeshje.

Në të kaluarën e tij, Ranieri ka drejtuar edhe skuadra si Fiorentina, Juventusi, Çelsi, Interi, dhe Atletiko Madridi, pa harruar këtu edhe Leisterin, me të cilët bëri historinë duke fituar Premier Ligën.Ranieri goodbye

Objektivi i trajnerit te Sampdoria për këtë sezon do të jetë shpëtimi i  ekipit nga rënia dhe në rast se ia del, atëherë do ta drejtojë këtë skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"