VIDEO/ Berisha me shokë nuk ruajnë dot avantazhin, Roma përmbys Spalin dhe kap zonën Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 19:58

VIDEO/ Berisha me shokë nuk ruajnë dot avantazhin, Roma përmbys Spalin dhe kap zonën Champions

Roma ka mposhtur me rezultatin 3-1 Spalin e Berishës ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në Serie A.roma.esultanza.gruppo.20201.750x450

Pas barazimit në fundjavën që lamë pas, Roma kërkonte fitoren ditën e sotme, kundër një kundërshtari që në letër dukej i lehtë. Verdhekuqtë e nisën ndeshjen në sulm, duke pasur disa raste për shënim, por nuk ia dolën.

Pavarësisht tentativave të shumta të vendase, në avantazh kaloi Spali, teksa në minutën e 44’, Kolarov shkaktoi 11-metërsh, të cilin e mori përsipër Petanja, dhe e ktheu në gol. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me ekipin e Fonsekës përsëri në sulm. Ishte Pelegrini i cili në minutën e 53’, shënoi golin e barazimit, disi me fat pas një devijimi në lojtarët kundërshtar. PERROTI

Ky gol iu dha zemër vendasve, të cilët po kërkonin me ngulm golin e dytë, të cilin e gjetën në minutën e 66’, me Diego Perrotin i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Për të vulosur fitoren mendoi Mikitarjan, i cili realizoi te tretin, në minutën e 83’, vetëm 4 minuta pasi ishte futur në lojë.

Më këtë fitore Roma renditet në vendin e 4-t me 32 pikë, ndërsa Spali mban vendin e fundit me vetëm 9 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"