U shpall lojtari i ndeshjes ndaj Sampdorias, mesfushori i Juves thumbon Sarrin: Pirlo na solli atë që na duhej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 12:39

U shpall lojtari i ndeshjes ndaj Sampdorias, mesfushori i Juves thumbon Sarrin: Pirlo na solli atë që na duhej

Aron Ramsej u shpall njeriu i ndeshjes ndaj Sampdorias, me uellsianin që frymëzoi të gjitha aksionet sulmuese të Juventusit.

JUVE

Asiste, driblime e shpërthime bënë që për një natë, të gjithë tifozët bardhezinj të shijonin magjitë që 29-vjeçari bënte tek Arsenali, por me sa duket, ky ndryshim i britanikut ka ardhur për meritë të ideve të trajnerit Andrea Pirlo.

“Ndryshimi i ndodhur, trajner, staf teknik dhe ideve të reja loje kundrejt sezonit të kaluar kanë qenë kura e duhur për të riparë Juventusin të luajë qartë.

Mendoj se Pirlo ka sjellë atë që na nevojitej, dëfrimin në fushën e lojës, atë që na mungonte vjet me Sarrin”, tha Ramsej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"