E BUJSHME/ Taulant Xhaka gati të vishet bardhezi, klubi i madh nis ofensivën për mesfushorin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 23:00

E BUJSHME/ Taulant Xhaka gati të vishet bardhezi, klubi i madh nis ofensivën për mesfushorin e Kombëtares

Taulant Xhaka mund të ndryshojë ekip këtë verë, teksa pritet të vishet bardhezi. Mesfushori pëlqehet shumë nga Beshiktashi dhe drejtuesit e këtyre të fundit kanë nisur punën për të marrë në Turqi lojtarin shqiptar.taulant-xhaka (1)

“Takvim” raporton se drejtuesit e Beshiktashit kanë nisur kontaktet me Bazelin dhe po mundohen të mbyllin marrëveshjen për Xhakën.

Gjithashtu thuhet se edhe vetë lojtari ka dhënë miratimin e tij për të kaluar në Turqi, teksa do i pëlqente të luante për një ekip të madh si Beshiktashi në sezonin e ardhshëm.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"