Rakitiç i mërzitur nga trajtimi i Barcelonës: Nuk dua të jem vetëm pjesë e këtij ekipi, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 18:31

Rakitiç i mërzitur nga trajtimi i Barcelonës: Nuk dua të jem vetëm pjesë e këtij ekipi, por…

Ivan Raktiç ishte shumë afër largimit nga Barcelona në merkaton e verës, por ai vendosi të qëndrojë te katalanasit.Rakitic.Barcellona.braccio.alto.2019.750x450

Në këtë fillim sezoni lojtari është aktivizuar shumë pak, pasi nuk konsiderohet një titullar nga trajneri Valverde. Pikërisht kjo situatë nuk i pëlqen aspak kroatit, i cili sigurisht kërkon të ketë më shumë minuta në dispozicion.

Lojtari ka dhënë një intervistë për mediat e vendit të tij, ku nuk e fsheh mërzinë për situatën që po kalon në ekipin e tij: “Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Dua të luaj me Barcelonën dhe jo vetëm të jem pjesë e këtij ekipi. Do të bëj të pamundurën dhe do të përpiqem të ndryshoj situatën në ndeshjet e ardhshme.

Kam një kontratë edhe për 2 vitet e ardhshme dhe nuk ka vend më të mirë për të jetuar. Jam tek klubi më i mirë në planet. Por unë dua të luaj dhe jo vetëm të shijoj qytetin dhe detin.”, theksoi mesfushori kroat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"