Përballja me Kosovën, Ademi dhe Çokaj besojnë te fitorja: Do japim maksimumin për një rezultat pozitiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 16:43

Përballja me Kosovën, Ademi dhe Çokaj besojnë te fitorja: Do japim maksimumin për një rezultat pozitiv

Kombëtarja e Shpresave do të përballet me moshatarët e Kosovës në 15 tetor, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.ADEMI

Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë, Albion Ademi i cili është shprehur se skuadra do të futet në fushë për të marrë 3 pikët: “Atmosfera në skuadër duket shumë e mirë. Jemi gati për të luajtur me Kosovën dhe besoj se do të fitojmë. Synojmë që të fitojmë dhe të marrim 3 pikët. Fitorja është shumë e madhe për ne, pasi loja është shumë e madhe.”

COKAJ

Së bashku me Ademin në konferncë për shtyp ka dalë edhe Enis Çokaj, i cili është shprehur: “Atmosfera është shumë e mirë në skuadër. Po punojmë fort për të zhvilluar një sfidë sa më të mirë me Kosovën dhe mezi po e presim këtë ndeshje. Skuadrës nuk i ka munguar asgjë. Ka kualitet shumë, trajneri është shumë i mirë dhe besoj se rezultatet do të vijnë shpejt. Tifozeria është një plus i madh për ne dhe besoj se do të jenë të shumtë. Do të japim maksimumin dhe më pas do të vijë rezultati. Shpresojmë për një rezultat më të mirë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"