“Nuk do thirret asnjëherë te Franca”, Benzema i përvishet presidentit: Vendimet i marr unë, më lër të luaj për…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 18:48

Bota LAJMI KRYESOR Të fundit

“Nuk do thirret asnjëherë te Franca”, Benzema i përvishet presidentit: Vendimet i marr unë, më lër të luaj për…

Karim Benzema po bëhet shumë kohë që nuk thirret me kombëtaren e Francës, pavarësisht formës së mirë që po kalon tashmë.France's Benzema fights for the ball with Albania's Hysaj during their international friendly soccer match at the Route de Lorient stadium in Rennes

Në një intervistë të dhënë së fundmi presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, i mbylli përfundimisht dyert e kombëtares sulmuesit. “Ai është një lojtar shumë i mirë, nuk kam asnjë dyshim për cilësitë e tij. Te Reali ai dëshmon se është një nga lojtarët më të mirë në roli e tij, por aventura e tij me Francën ka përfunduar.”, u shpreh Noel Le Gret.

Nuk ka munguar as përgjigjja e futbollistit, i cili nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ka thënë se vendos ai vetë se kur do ta mbyllë me kombëtaren. “Noel, mendoja se ti nuk ndërhyje në vendimet e stafit teknik. Duhet të dish diçka, që vetëm unë mund t’i jap fund karrierës me kombëtaren.

Nëse mendoni se aventura ime aty ka përfunduar, atëherë më lër të luaj për një nga kombëtaret që kam marrë ftesën dhe e shohim pastaj.”, shkruan Benzema.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com