Nga De Ligt te Donaruma, ja 20 finalistët për çmimin “Golden Boy 2019”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 14:55

Nga De Ligt te Donaruma, ja 20 finalistët për çmimin “Golden Boy 2019”

Ditën e sotme është shpallur lista me 20 lojtarët, të cilët janë në garë për çmimin “Golden Boy 2019”.de ligt

Ky çmim vlerëson të gjithë lojtarët më të mirë nën moshën 21-vjeç, të cilët shkëlqejnë me ekipet e tyre.

Sezonin e fundit ky çmim iu dha mbrojtësit të Juventusit, Matajs De Ligt, i cili zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Ajaksin, teksa arritën deri në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve.

Gjithashtu këtë çmim i cili jepet nga “Tuttosport”, e kanë fituar edhe lojtarë të tjerë si Leo Mesi, Serxhio Aguero, Pol Pogba dhe Kilian Mbape.

Më poshtë lista e plotë e kandidatëve:

Matajs De Ligt (Juventus), Aldonso Davis (Bajern Mynih), Xhanluixhi Donaruma (Milan), Ansu Fati (Barcelona), Filip Foden (Mançester Siti), Mateo Genduzi (Arsenal), Erling Haland (Salzburg), Kai Haverc (Leverkusen), Zhoa Feliks (Atletiko Madrid), Dejan Joveljiç (Aintraht Frankfurt), Moise Ken (Everton), Kang-In Li (Valencia), Andrij Oleksijoviç (Vjadoid), Danijel Malen (PSV), Mason Maunt (Çelsi), Rodrigo (Real Madridi),  Jadon Sanço (Dortmund), Ferran Torres (Valencia), Vinisius Zhunior (Real Madridi) dhe Nikolo Zaniolo (Roma).

73361328_2492909244078476_1643904238692073472_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"