Murinjo gati t’i japë fund papunësisë, tekniku portugez takohet me drejtuesit e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 14:13

Murinjo gati t’i japë fund papunësisë, tekniku portugez takohet me drejtuesit e…

Zhoze Murinjon shumë shpejt mund ta shohim në stolin e një skuadre, teksa e ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Premier Ligë.MOURINHO

Një zhgënjim tjetër ka hasur Arsenali ditën e djeshme, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Uolves.

Në 9 ndeshjet e fundit, “Topçinjtë” kanë fituar vetëm 2 ndeshje, dhe pikërisht këto rezultate e vënë në rrezik pozicionin e Unai Emeri, në stolin e ekipit anglez. Pikërisht për shkak të këtij momenti që po kalon ekipi, drejtuesit po mendojnë për ndërrimin e trajnerit.

Sipas mediave angleze emri që preferohet për të marrë drejtimin e Arsenalit, është ai i portugezit Zhoze Murinjo. Madje thuhet se ditën e djeshme ka pasur një takim midis drejtuesve të Arsenalit dhe Murinjos, ku është diskutuar për të marrë drejtimin e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"