Lajm i keq për Riberinë, francezi duhet t’i nënshtrohet operacionit dhe do të qëndrojë larg fushave…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 21:16

Lajm i keq për Riberinë, francezi duhet t’i nënshtrohet operacionit dhe do të qëndrojë larg fushave…

Lajme të këqija vijnë për Fiorentinën nga infermieria, teksa Frenk Riberi duhet t’i nënshtrohet një operacioni.ribery.fiorentina.corre.douglas.costa.juve.2019.20.750x450

Francezi pësoi një dëmtim në ndeshjen me Leçen në 30 nëntor, dhe asokohe u tha se lojtari pritej të rikthehej në fushat e lojë pas 2-3 javësh, pra do të ishte i gatshëm për ndeshjen me Interin këtë të diel.

Megjithatë nuk ka ndodhur kështu, pasi rikuperimi i futbollsitit do të vazhdojë edhe më shumë. Pas ekzaminimeve të fundit mjekësore, është vendosur që lojtari t’i nënshtrohet një operacioni në kyçin e këmbës së djathtë.

Franck Ribery of Fiorentina and Leonardo Bonucci of Juventus during the Serie A match Fiorentina v Juventus at the Artemio Franchi Stadium in Florence, Italy on September 14, 2019 (Photo by Matteo Ciambelli/NurPhoto via Getty Images)

Pikërisht pas këtij opracioni, lojtari duhet të qëndrojë larg fushave të blerta për 2 muaj dhe pritet të jetë i gatshëm në muajin shkurt të vitit tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"