Ish-sulmuesi i Juventusit analizon Serinë A: Rivali i bardhezinjve është Lacio, janë një familje e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 14:31

Ish-sulmuesi i Juventusit analizon Serinë A: Rivali i bardhezinjve është Lacio, janë një familje e madhe

Serie A duket se është kthyer edhe njëherë në kohët kur ishte shumë e luftuar, për sa i përket titullit kampion. Vitet e fundit Juventusi ka dominuar këtë kampionat, duke i lënë shumë prapa skuadrat e tjera që janë përpjekur të rivalizojnë.devrij.inter.immobile.lazio.fallo.rigore.2020.750x450

Megjithatë lufta për titull këtë sezon duket më e fortë, teksa në garë përveç bardhezinjve është edhe Lacio me Interin. Pikërisht për këtë situatë në kampionatin italian ka folur edhe një ish-lojtar i “Zonjës së Vjetër”, siç është Simone Pepe.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Tiki Taka”, u shpreh se rivali i vërtetë i Juves për titullin është më shumë Lacio sesa Interi: “Për mendimin tim, rivali i vërtetë i Juventusit për titullin është më shumë Lacio se Interi.3399507_simone-pepe_1

Para disa javësh thamë që bardhekaltrit do të kishin vështirësi me mungesën e Korreas, por skuadra vazhdoi me fitoret. Del Açerbi dhe futet Varvo, ky i fundit bën shumë mirë. Ata janë si një familje e madhe e bashkuar, që është ndërtuar ndër vite.”, u shpreh Pepe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"