I mërzitur me situatën te Barcelona, futbollisti katalanas drejt Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 13:06

I mërzitur me situatën te Barcelona, futbollisti katalanas drejt Madridit

Ivan Raktiç po kalon një nga momentet më të vështira në karrierën e tij, teksa është detyruar të qëndrojë në stol për ndeshjet e këtij sezoni.04-RAKITIC-JOC

Pas transferimit të Frenki De Jong te Bracelona, mesfushori kroat i ka ndjekur ndeshjet nga stoli, për shkak se Valverde preferon holandezin në 11-shen titullare. Shpesh herë Rakitiç i ja shprehur hapur pakënaqësitë në lidhje me situatën ku ndodhet, dhe një largim i tij në merkaton e janarit është i pashmangshëm.

Prej kohësh qarkullojnë lajme se për futbollistin interesohen dy ekipet italiane, si Juventusi dhe Interi, të cilët duan ta kenë në ekipet e tyre kroatin.

Por, nuk janë vetëm këto dy skuadra që kërkojnë të marrin shërbimet e futbollistit. Sipas asaj që shkruan “Movistar”, në gjurmët e 31-vjeçarit, është edhe Atletiko Madridi.Rakitic.Barcellona.braccio.alto.2019.750x450

Simeone e pëlqen shumë mesfushorin, dhe thuhet se drejtuesit e “Los Kolçoneros”, janë të gatshëm të ofrojnë rreth 40 milionë euro për të firmosur me futbollistin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"