“Guardiola trajneri më i mirë në botë, por luajmë me Sitin”, Zidan: Më vjen keq për Hazardin, në sytë e tij shikoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 14:15

“Guardiola trajneri më i mirë në botë, por luajmë me Sitin”, Zidan: Më vjen keq për Hazardin, në sytë e tij shikoj…

Real Madridi do të presë në shtëpi Sitin ditën e nesërme , në ndeshjen e vlefshme për 1/16 në Ligën e Kampionëve.110162987_zidanepep_gety

Në prag të kësaj sfide para mediave ka dalë tekniku madrilen, Zinedin Zidan. Ky i fundit është shprehur se Guardiola është trajneri më i mirë në botë, por ndeshja është mes Realit dhe Sitit, jo mes trajnerëve.

Gjithashtu tekniku francez ka folur edhe për dëmtimin e Hazardit, për të cilin thuhet se mund të ketë mbyllur sezonin. “Guardiola është trajneri më i mirë në botë, ai e ka treguar gjithmonë këtë. Megjithatë ndeshja do të jetë mes Realit dhe Sitit, jo mes Zidan dhe Guardiolës. Ju mund ta quani si të doni këtë ndeshje, “El Clasico”, derbi, por për mua është thjesht një ndeshje e shkëlqyer.eden hazard

Na vjen shumë keq për dëmtimin e Hazardit. Unë do të pres deri sa të rikthehet ai, për të qenë në 100% e tij. E shoh në sytë e belgut që nuk është i lumtur me këtë situatë, por duhet të mendojë vetëm pozitivisht. Do i nënshtrohet operacionit? Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me të, nëse sezoni i tij ka përfunduar apo jo, nuk mund ta them.”, u shpreh Zidan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"