“Është rikthyer Pionteku i vërtetë”, flet sulmuesi polak: Në fillim të sezonit nuk kisha energji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 20:21

“Është rikthyer Pionteku i vërtetë”, flet sulmuesi polak: Në fillim të sezonit nuk kisha energji

Kristof Piontek nuk po kalon një periudhë shumë të mirë me Milanin këtë sezon, teksa ka realizuar shumë pak në krahasim me sezonin e kaluar.piontek

Megjithatë në ndeshjet e fundit, polaku ka pasur një përmirësim të ndjeshëm, teksa shënoi edhe një gol ndaj Bolonjës. Së fundmi Piontek ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku tregon edhe për formën e dobët që kishte në fillim të sezonit.

“Futbolli është i tillë, ndoshta unë kam bërë disa gjëra të gabuara gjatë përgatitjeve para-sezonale. Në ndeshjet e para, unë nuk isha i freskët , ndihesha i rëndë dhe pa energji. Ishte një problem, por tani ndihem shumë mirë. Tani luaj mirë me ekipin, luftoj dhe marr më shumë topa. Ky është Pionteku i vërtetë dhe unë dua të vazhdoj kështu.kristof piontek

Sezonin e kaluar shënova më shumë, por edhe këtë sezon mund t’ia arrij, gjithçka është e mundur. Kur jam në formë, mund të shënoj 6-7 gola radhazi. Unë mendoj vetëm për këtë, ende mund të arrij shifrat e sezonit të kaluar.

E ardhmja? Unë jam një lojtar i Milanit. Mendoj vetëm të jap 100% këtu, nuk mendoj për merkaton.”, u shpreh Piontek.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"